Zbulohet shkaku i vdekjes së Dolly Parton

Prishtinë | 26 Gus 2026 | 08:23 | Nga Ekonomia Online

Dolly Parton, një nga figurat më të njohura dhe më të dashura të muzikës country amerikane, ka ndërruar jetë më 25 gusht, në moshën 80-vjeçare.

Lajmi për vdekjen u konfirmua nga përfaqësuesit e këngëtares, ndërsa më pas edhe nipi i saj dhe ish-shefi i saj i sigurimit, Bryan Seaver, e konfirmoi lajmin përmes një videoje në Instagram.

Sipas përfaqësuesve të saj, Parton kishte kaluar në mënyrë private një luftë të shkurtër me kancerin.

Dolly

Ajo ndërroi jetë në Vanderbilt-Ingram Cancer Center, në Nashville, Tennessee, e rrethuar nga njerëzit e saj më të afërt.

Megjithatë, familja dhe përfaqësuesit e saj nuk kanë bërë të ditur llojin e kancerit nga i cili vuante.

Në deklaratën e tyre, përfaqësuesit e përshkruan Dolly Parton si një grua që gjatë gjithë jetës së saj solli gëzim, të qeshura, shpresë dhe integritet përmes muzikës dhe veprimtarisë së saj.

Ata theksuan gjithashtu se ndikimi i saj shkoi shumë përtej skenës, pasi ajo ishte e njohur për humanizmin dhe kontributet e shumta bamirëse.

Një nga projektet më të rëndësishme të Parton ishte ‘Imagination Library’, përmes së cilës janë dhuruar qindra miliona libra për fëmijë.

Programi u krijua me synimin për t’u dhënë fëmijëve mundësi më të mëdha për të lexuar dhe për t’u zhvilluar përmes librave.

Parton ishte gjithashtu e përfshirë në mbështetjen e kërkimeve shkencore.

Vdekja e saj shënon humbjen e një prej emrave më të mëdhenj të muzikës amerikane. /Telegrafi/

Të ngjashme