Kapjen e kacisë Basha e bën “sefte” në Maqedoni: Merr pjesë në nisjen e punimeve në autostradën Shkup-Bllacë

Prishtinë | 26 Gus 2026 | 12:55 | Nga Ekonomia Online

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Dimal Basha, ka marrë pjesë sot në ceremoninë fillimin e punimeve të pjesës së dytë e autostradës Shkup-Bllacë.

Derisa në Kosovë ende nuk e ka filluar asnjë projekt kapital infrastrukturor, një gjë të tillë ai e ka bërë “sefte” në shtetin fqinje të Maqedonisë.

Pas kryeministrat e të dy vendeve kanë përuruar fillimin e punimeve në këtë autostradë, edhe ministri Basha e ka kapur kacinë për të hedhur pak beton në këtë projekt të Maqedonisë së Veriut.

Derisa po merr pjesë në përurimet e projekteve të vendeve fqinje, Basha nuk e di se kur do të përfundojë autostrada e Gjilanit.

Kur është pyetur për këtë çështje nga gazetari i Nacionale, ai ka injoruar pyetjen.

“Për tjetër send jemi këtu”, ka thënë Basha, derisa është futur në veturën e tij.

Pas një veprimit të tillë, shpresojmë që Basha të jetë mësuar se si fillohet një projekt serioz infrastrukturor.

Të ngjashme