Prokurori në rastin “Capat vs Sekiraqa”: Salihu e ka qit Robertin si specialist i revoles

Prishtinë | 26 Gus 2026 | 13:04 | Nga Ekonomia Online

Në gjykimin për rastin e vrasjes në Aktash, prokurori Bashkim Zeqaj gjatë fjalës hyrëse të mërkurën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, tha se i akuzuari Salih Sekiraqa e ka dëshiruar pasojën, andaj e vendosi të akuzuarin Robert Llumnica, si specialist të revoles.

Sipas prokurorit, masat e fshehta të aplikuara gjatë hetimit, tregojnë për suksesin e rastit, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Ky e ka ditë se këta vijnë, për qata e ka qit Robertin me revole- specialistin e revoles”, tha prokurori Zeqaj.

Prokurori Zeqaj tha se rasti ka pasoja të rënda dhe atë vdekjen e një personi, plagosjen e disa të tjerëve, si dhe rrezikimin e jetës për të tjerët.

Më tej, Zeqaj shtoi se rasti që ka ndodh nuk ka qenë i rastësishëm, por si rezultat i konfliktit mes dy grupeve “Capat vs Sekiraqa”.

Prokurori tha se do të dëgjohet se si në emër të ndikimit është përmendur shuma prej 50 mijë euro.

Po ashtu, ai tha se ka një sërë provash materiale dhe personale që vërtetojnë veprimet e të akuzuarve.

Deklarohen sërish të pafajshëm të akuzuarit për vrasje e tentim vrasje në Aktash, veçohet procedura për Vesel Bunjakun
Prishtinë– Në Gjykatën Themelore në Prishtinë në gjykimin për rastin e vrasjes në Aktash, të akuzuarit Korab Gashi, Valdrin Ademi dhe Erd Marevci u deklaruan sërish të pafajshëm për “Vrasje në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”. Të akuzuarit Robert Llumnica, Salih Sekiraqa dhe Fatos Ajvazi u deklaruan të pafajshëm për “Vrasje të rëndë”, kurse e pranuan fajësinë për “Armëmbajtje pa leje”. Ndërkaq, fajësinë e pranoi për “Armëmbajtje pa leje” dhe “Manipulim me prova” i akuzuari Vesel Bunjaku, të cilit iu veçua procedura.

Në këtë rast, Korab Gashi, Valdrin Ademi, Robert Llumnica, Salih Sekiraqa, Fatos Abazi, Erd Marevci, Endrit Llapashtica, Dardan Marevci dhe Vesel Bunjaku, akuzohen lidhur me rastin e vrasjes së Premtim Gashit, më 1 shtator 2024 në lagjen Aktash në Prishtinë, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Në seancën e së mërkurës, i akuzuari Korab Gashi u deklarua i pafajshëm për veprat penale që i vihen në barrë, duke thënë se nuk ka prova që e inkriminojnë atë në këtë rast.

“Nuk e pranoj fajësinë sepse prokurori nuk e ka asnjë provë të vetme e cila më inkriminon mua në këtë rast”, tha Gashi.

Të ngjashme