Kalojnë dy orë nga takimi Kurti-Abdixhiku

Prishtinë | 26 Gus 2026 | 20:21 | Nga Ekonomia Online

Takimi mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, i nisur nga ora 18:00, ende po vazhdon, raporton Ekonomia Online.

Para nisjes së takimit, Kurti deklaroi se do të ruhet konfidencialiteti i diskutimeve deri në arritjen e një marrëveshjeje.

“Po i vazhdojmë takimet dhe të evitojmë zgjedhjet deri kur të kemi marrëveshje na duhet të ruajmë konfidincialitetin. Unë gjithmonë pres më të mirën. Andaj, me vullnet të mirë po shkoj në mbledhje sot”, tha Kurti.

Në anën tjetër, Abdixhiku nuk pranoi të deklarohej për media para takimit.

Në takim, kryeministri në detyrë Kurti është shoqëruar nga deputetja e zgjedhur, Arbërie Nagavci, dhe ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati.

Ndërkaq, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, është shoqëruar nga ish-presidentja Vjosa Osmani dhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.

Takimi zhvillohet në kuadër të përpjekjeve për tejkalimin e ngërçit politik dhe funksionalizimin e institucioneve të vendit.

Të ngjashme