44-vjeçari hëngri darkë 295 euro dhe iku pa paguar, dënohet me mbi 2,300 euro

Prishtinë | 30 Gus 2026 | 16:03 | Nga Ekonomia Online

Një 44-vjeçar në Angli u përpoq të largohej pa paguar nga një restorant, pasi konsumoi një darkë me vlerë rreth 295 euro.

Johnny Delaney kishte darkuar në restorantin Stubbs në shoqërinë e një gruaje dhe dy fëmijëve. Kamerat e sigurisë e kapën duke u larguar nga restoranti pa paguar, shkruan Metro, transmeton Klankosova.tv.

Edhe pse më vonë pretendoi se ushqimi ishte i ftohtë dhe kishte një qime, ai dhe shoqëruesit e tij e kishin përfunduar të gjithë vaktin pa u ankuar te stafi.

Delaney u arrestua dhe më 12 gusht u deklarua fajtor në gjykatë. Ai u dënua me 12 muaj punë në komunitet, ndërsa duhet të paguajë faturën prej rreth 295 euro, 133 euro shtesë si dhe rreth 1,900 euro shpenzime gjyqësore.

Në total, tentativa për të mos paguar darkën i kushtoi atij rreth 2,337 euro.

Të ngjashme