Papa Leo ka shprehur solidaritetin e tij me personat e prekur nga përmbytjet e rënda që kanë goditur Nepalin dhe Tibetin.
Në një deklaratë, Papa tha se po lutet për të gjithë ata që janë prekur nga kjo fatkeqësi natyrore, duke përfshirë personat që kanë humbur jetën, të plagosurit dhe të zhdukurit, raporton Sky News.
“Të gjithë që janë prekur nga përmbytjet e tmerrshme që kanë ndodhur në Nepal dhe Tibet, janë në lutjet e mia”, tha Papa Leo.
Ai u bëri thirrje njerëzve që të luten për viktimat, të plagosurit dhe të zhdukurit, si dhe për familjet e tyre dhe ekipet e shpëtimit që po angazhohen në terren.
“Le të lutemi për ata që kanë humbur jetën, për të plagosurit dhe të zhdukurit, për familjet e tyre dhe për punonjësit e shpëtimit”, u shpreh ai.
Papa theksoi gjithashtu rëndësinë e solidaritetit dhe ndihmës për banorët e prekur nga përmbytjet.