“9 To 5” drejt vendit të parë në Britani, kënga e Dolly Parton ngjitet në top lista pas vdekjes së ikonës

Prishtinë | 31 Gus 2026 | 09:04 | Nga Ekonomia Online

Kënga ikonike e Dolly Parton, “9 To 5”, po shkon drejt vendit të parë në listat muzikore të Mbretërisë së Bashkuar, vetëm pak ditë pas vdekjes së këngëtares së muzikës country në moshën 80-vjeçare.

Sipas Official Charts Company, kënga e vitit 1980 u ngjit në vendin e 12-të javën e kaluar, duke shënuar një rritje prej 350 për qind krahasuar me javën paraardhëse.

Gjatë fundjavës, ajo fitoi edhe më shumë popullaritet dhe aktualisht raportohet në krye të listës, ndërsa “Jolene”, një tjetër prej hiteve të saj më të njohura, ndodhet në vendin e dytë, shkruan DailyMail.

Nëse trendi vijon, “9 To 5” pritet të qëndrojë në krye deri të premten, duke i dhënë Parton një sukses që nuk e arriti kurrë gjatë karrierës së saj: një këngë numër një në Mbretërinë e Bashkuar.

Kënga u shkrua dhe u regjistrua nga Parton për filmin “9 To 5”, ku ajo luajti përkrah Jane Fonda dhe Lily Tomlin.

Për të, këngëtarja mori një nominim për Oscar dhe tre nominime për Grammy.

Vdekja e saj ka shkaktuar reagime të shumta nga emra të mëdhenj të muzikës. Taylor Swift, Beyonce, Miley Cyrus, Katy Perry, Sabrina Carpenter, Mick Jagger, Paul McCartney dhe Kylie Minogue kanë ndarë homazhe për Parton dhe kanë vlerësuar ndikimin e saj të jashtëzakonshëm në muzikë dhe kulturën pop. /Telegrafi/

Të ngjashme