Prattipati përkujton të zhdukurit me dhunë gjatë luftës: Familjet meritojnë përgjigje

Prishtinë | 31 Gus 2026 | 15:13 | Nga Ekonomia Online

E ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Anu Prattipati, ka përkujtuar viktimat e zhdukjes me dhunë gjatë luftës në Kosovë.

Ambasada amerikane bëri të ditur se Prattipati iu bashkua qytetarëve të Kosovës në nderimin e personave të zhdukur gjatë luftës.

“Ne qëndrojmë pranë familjeve që vazhdojnë të kërkojnë të vërtetën dhe drejtësinë. Ato meritojnë përgjigje për fatin e të dashurve të tyre”, thuhet në reagimin e Ambasadës së SHBA-së në Facebook.

Të ngjashme