Përfshihet nga flakët një banesë në “Rrugën B” në Prishtinë

Prishtinë | 01 Sht 2026 | 08:18 | Nga Ekonomia Online

Një banesë është përfshirë nga flakët në rrugën B në Prishtinë.

Ekonomia Online ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.

Zëvendëskomandanti i Zjarrfikësve për Rajonin e Prishtinës, Abdusamed Shkodra, ka konfirmuar se ekipet e zjarrfikësve kanë pranuar informatën për zjarrin në ora 00:22 dhe kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Sipas tij, zjarri ka qenë në kulmin e ndërtesës, ndërsa ekipet kanë intervenuar me kohë dhe aktualisht situata është nën kontroll.

Të ngjashme