Peci kundër protestës së kryetarëve të komunave: Ka agjendë tërësisht politike

Prishtinë | 01 Sht 2026 | 09:28 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, ka reaguar ndaj protestës së sotme të disa kryetarëve të komunave kundër Qeverisë së Kosovës.

Peci ka deklaruar se kjo protestë nuk ka të bëjë me interesin e qytetarëve, por me, siç e ka quajtur ai, “agjendën e pazarit”.

“Jam kundër protestës së nxitur me agjendë politike”, ka shkruar Peci.

Sipas tij, çështjet e komunikimit ndërinstitucional duhet të zgjidhen përmes dialogut dhe jo përmes protestave të organizuara nga kryetarët e komunave.

“Komunikimi ndërinstitucional duhet të zgjidhet përmes dialogut. Kjo nismë që synon të krijohet si praktikë, ku disa kryetarë komunash paralajmëruan të marrin pjesë në një protestë kundër Qeverisë, ka agjendë tërësisht politike dhe nuk e avancon ngritjen e shërbimit ndaj qytetarit”, ka deklaruar ai.

Peci ka komentuar edhe barrën financiare të komunave, duke thënë se qindra milionë euro të detyrimeve komunale nuk janë obligime të Qeverisë aktuale.

“Qindra milionat euro e barrës financiare të komunave nuk janë obligime të Qeverisë së Albin Kurtit, por janë obligime të qeverisë PAN”, ka theksuar Peci.

Postimi i plotë:

Protesta e sotme e disa kryetarëve të komunave nuk e ka hallin e qytetarit, por agjendën e pazarit

Jam kundër protestës së nxitur me agjendë politike.

Komunikimi ndërinstitucional duhet të zgjidhet përmes dialogut. Kjo nismë që synon të krijohet si praktikë, ku disa kryetarë komunash paralajmëruan të marrin pjesë në një protestë kundër Qeverisë, ka agjendë tërësisht politike dhe nuk e avancon ngritjen e shërbimit ndaj qytetarit.

Qindra milionat euro e barrës financiare të komunave nuk janë obligime të Qeverisë së Albin Kurtit, por janë obligime të qeverisë PAN.

Të ngjashme