I sulmoi fëmijët me sëpatë në park, psikiatri për të dyshuarën: Nuk do të thotë se është e sëmurë

Prishtinë | 01 Sht 2026 | 10:22 | Nga Ekonomia Online

Të hënën u raportua për një rast të rëndë në Prishtinë. Një grua dyshohet se sulmoi me sëpatë fëmijët në një park të lodrave, ku më pas u arrestua nga ana e Policisë së Kosovës.

Lidhur me këtë rast, në emisionin “Ora Shtatë”, gazetarja Diellëza Berisha, tha se parqet duhet të jenë vend i sigurt dhe i patrulluar nga ana e policisë.

“Ngjarje të tilla nuk janë shumë të shpeshta, sidomos në kryeqytet nuk kemi rastisur në këso lloj veprimesh nga individë, qoftë nga persona që kanë probleme më shëndetin mendor, ose persona të rëndom që mund të kalojnë në kriza emocionale. Por kjo cenon rëndë sigurinë publike, sidomos parqet. Ne e dimë që parku do të duhej të ishte hapësirë e sigurt dhe të patrullohej në vazhdimësi nga njësi policore”, tha Berisha.

Nga ana tjetër, psikiatri Sami Rexhepi tha se ky rast, sipas tij, ka të bëjë me një individ që mund ta ketë humbur baraspeshën emocionale, me një prag shumë të ulët të durimit.

“Nuk mund të themi se është person i sëmurë”, u shpreh ai.

Të ngjashme