Gold Ag emocionohet për ditën e parë të djalit në shkollë

Prishtinë | 01 Sht 2026 | 14:33 | Nga Ekonomia Online

Sot ka qenë një ditë e veçantë për familjen e Arian Agushit i njohur si Gold Ag, pasi djali i tij ka nisur ditën e parë në parashkollor.

Me rastin e këtij momenti të rëndësishëm, ka ndarë një urim të ndjerë për të birin, duke shprehur dashurinë dhe krenarinë e tij si baba, shkruan indeksonline.

Ai i ka uruar djalit që çdo ditë në parashkollor të jetë e mbushur me buzëqeshje, lojëra, shokë të rinj dhe shumë gjëra të bukura për të mësuar.

“Ec gjithmonë me guxim, beso në veten tënde dhe mos e humb kurrë atë buzëqeshjen tënde të ëmbël”, shkroi në urimin e tij.

“Ky qoftë vetëm fillimi i një rruge të gjatë, të bukur e plot suksese”, ka shkruar ai, duke e përmbyllur mesazhin me fjalët e dashurisë: “T’don babi Gueril”.

Një moment i veçantë për çdo prind, e padyshim një kujtim që do të mbetet gjatë për vogëlushin në hapin e tij të parë drejt shkollimit.

Të ngjashme