Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka dalë në përkrahje të marshit të 12 shtatorit.
Ai ka thënë se në këtë marsh të gjithë do të jenë në përkrahje të çlirimtarëve dhe të drejtësisë.
“Më 12 shtator, të gjithë bashkë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë!
Në përkrahje të çlirimtarëve.
Në përkrahje të drejtësisë.
I presim në Kosovë”, ka thënë Haradinaj në videoadresim.