Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka pritu sot në takim ambasadorin e Republikës së Bullgarisë në Kosovë, Hristo Kraevski.
Përmes, një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Maqedonci ka shkruar se gjatë takimit diskutuan për situatën e përgjithshme të sigurisë, zhvillimet aktuale dhe rëndësinë e ruajtjes së paqes dhe sigurisë së qëndrueshme në rajon.
Postimi i plotë:
Sot prita në takim Ambasadorin e Republikës së Bullgarisë në Kosovë, Hristo Kraevski.
Gjatë takimit diskutuam për situatën e përgjithshme të sigurisë, zhvillimet aktuale dhe rëndësinë e ruajtjes së paqes dhe sigurisë së qëndrueshme në rajon.
Vlerësuam marrëdhëniet e mira ndërmjet vendeve tona dhe rëndësinë e vazhdimit dhe thellimit të bashkëpunimit bilateral në të gjitha fushat me interes të përbashkët.
Bullgaria, si vend anëtar i NATO-s dhe Bashkimit Evropian, është një partner i rëndësishëm i Kosovës dhe ka dhënë ndër vite një kontribut të çmuar për paqen dhe sigurinë në vendin tonë përmes pjesëmarrjes së saj në KFOR. Vlerësuam gjithashtu mbështetjen e vazhdueshme të Bullgarisë për Kosovën në proceset e integrimit në strukturat euroatlantike.
E falënderova Ambasadorin Kraevski për vizitën, bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Bullgarisë për Kosovën. 🇽🇰🇧🇬