Kosova merr vlerësim të madh nga FIFA, Arsene Wenger falënderon FFK-në

Prishtinë | 03 Sht 2026 | 12:35 | Nga Ekonomia Online

Federata e Futbollit e Kosovës ka pranuar një letër falënderimi dhe vlerësimi nga Shefi i Zhvillimit Global të Futbollit në FIFA, Arsene Wenger, në të cilën ai ka shprehur mirënjohje për angazhimin dhe përkushtimin e federatës në themelimin e “FIFA Talent Academy Kosova”.

Në letrën drejtuar presidentit të FFK-së, Agim Ademi, Wenger ka vlerësuar bashkëpunimin dhe punën e bërë nga federata në prag të themelim KlanKosova.

“Përkushtimi juaj i palëkundur ka qenë thelbësor në avancimin e kësaj nisme. Eventi historik i mbajtur në Prishtinë është dëshmi e profesionalizmit tuaj, përsosmërisë organizative dhe pasionit për zhvillimin e futbollit”, thuhet në letrën e Wengerit.

Ai ka theksuar gjithashtu se eventi i organizuar në Prishtinë nuk ishte vetëm një festë për këtë arritje, por edhe një moment frymëzues për të gjithë akterët e përfshirë në zhvillimin e futbollit.

Wenger ka vlerësuar veçanërisht mbështetjen dhe burimet e ofruara nga FFK-ja gjatë gjithë procesit, duke nisur nga harmonizimi me standardet e FIFA-s e deri te prezantimi i vizionit të akademisë.

Sipas tij, këto përpjekje dëshmojnë rolin e rëndësishëm të Kosovës në zhvillimin dhe kultivimin e talenteve të futbollit, ndërsa njëkohësisht mund të shërbejnë si standard edhe për vendet e tjera.

“Me kënaqësi presim që ta forcojmë edhe më tej partneritetin tonë, ndërsa ecim përpara në këtë kapitull të ri dhe emocionues. Së bashku, mund të vazhdojmë të ndërtojmë një trashëgimi të qëndrueshme për futbollin në Kosovë dhe më gjerë”, ka shkruar Wenger.

Të ngjashme