Gashani pret në takim Sadikun: Kosova është me ty

Prishtinë | 03 Sht 2026 | 13:00 | Nga Ekonomia Online

Ministri në detyrë i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani ka prit në takim kampionine, Donjeta Sadiku.

“Pas paraqitjes së jashtëzakonshme në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026, ku na bëri të gjithëve krenarë dhe ngriti flamurin e Kosovës në majën e podiumit, ishte kënaqësi e veçantë ta presim dhe ta falënderojmë për këtë sukses”, ka shkruar Gashani, në profilin e tij në rrjetin social Facebook.

Postimi i plotë:

Sot në Ministria e Sportit dhe Rinisë prita kampionen tonë të artë, Donjeta Sadikun.

Pas paraqitjes së jashtëzakonshme në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026, ku na bëri të gjithëve krenarë dhe ngriti flamurin e Kosovës në majën e podiumit, ishte kënaqësi e veçantë ta presim dhe ta falënderojmë për këtë sukses.

Sot, teksa e përcollëm me urimet tona, nesër Donjeta niset drejt garave evropiane, ku i urojmë nga zemra edhe një tjetër rrugëtim të suksesshëm.

E di që edhe atje do të luftosh me të njëjtin shpirt dhe vendosmëri. Na bëj krenarë edhe një herë, Donjeta!

Si Ministri, do të vazhdojmë të mbështesim sportistët tanë dhe sukseset e tyre, përfshirë edhe hapat institucionalë për vlerësimin e arritjeve të tilla për Donjetën dhe të gjithë sportistët e tjerë që po na kthehen me medalje nga Taranto.

Suksese kampione! Kosova është me ty!

Të ngjashme