Aktivitetet për shënimin e 27-vjetorit të Policisë së Kosovës vijojn me garat e volejbollit në Ferizaj

Prishtinë | 03 Sht 2026 | 15:48 | Nga Ekonomia Online

Në kuadër të aktiviteteve sportive për nder të 27-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, sot në Ferizaj janë zhvilluar ndeshjet në disiplinën e volejbollit, aktivitet që solemnisht u hap nga Drejtori i Përgjithshëm i PK-së Kolonel Gazmend HOXHA.

Pas sukseseve të shënuara në ditët e kaluara, ku më 1 shtator u mbajtën garat në shah në Mitrovicë, ndërsa më 2 shtator ato në qitje me armë zjarri, dita e sotme i është kushtuar tërësisht sportit të volejbollit, duke mbledhur bashkë ekipe nga Drejtoria e përgjithshme, rajonet dhe njësi të ndryshme policore.

Për të ofruar mbështetjen e tij dhe për të ndarë frymën sportive me pjesëtarët, në këto gara mori pjesë edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës.

Ai vlerësoi lart angazhimin dhe disiplinën sportive të treguar nga organizatorët dhe ekipet në fushë, duke theksuar se aktivitete të tilla forcojnë edhe më shumë bashkëpunimin dhe kolegialitetin brenda strukturave policore.
Garat u karakterizuan nga rivalitet i shëndetshëm dhe lojëra dinamike, duke dëshmuar përgatitjen e lartë fizike të zyrtarëve tanë edhe jashtë detyrave zyrtare.

Nga drejtori i përgjithshëm u ndanë kupa dhe medalje për ekipet fituese, si dhe u ndanë mirënjohje organizatorëve dhe akterve tjerë që ndihmuan dhe kontribuuan në realizimin e ketyre aktiviteteve.
Agjenda e Policisë së Kosovës do të vijojë edhe në ditët në vijim me aktivitete të tjera të planifikuara deri në ditën solemne, me 6 shtator.

Të ngjashme