Ismail Dibrani, Drejtor i Sherbimit Korrektues te Kosoves ka takuar drejtuesit e Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, të udhëhequr nga Shefja e Zyrës, Mary Ann Hennessey, me të cilët diskutuan për bashkëpunimin dhe avancimin të sistemit korrektues në Kosovë.
“Ky partneritet ndër vite ka dhënë rezultate konkrete në fuqizimin e kapaciteteve profesionale, rehabilitimin dhe riintegrimin, si dhe avancimin e respektimit të të drejtave të njeriut.”, ka shkruar Dibrani, transmeton IndeksOnline.
Tutje, Dibrani konsideron se takime të tilla janë të rëndësishme për të vlerësuar progresin e arritur dhe për të përcaktuar hapat e ardhshëm drejt standardeve më të larta evropiane.
Njoftimi i tij i plotë: