“Ora e Pritjes” nis numërimin mbrapsht edhe në Drenas

Prishtinë | 04 Sht 2026 | 08:47 | Nga Ekonomia Online

Edhe në Drenas, në bashkëpunim me Komunën, ka nisur “Ora e Pritjes”, e cila po numëron mbrapsht drejt 16 shtatorit, në pritje të drejtësisë dhe lirisë për çlirimtarët Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Në aktivitet morën pjesë përfaqësues të platformës qytetare “Liria Ka Emër”, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, përfaqësues politikë, aktivistë dhe qytetarë të shumtë.

Pas nisjes së “Orës së Pritjes”, në Drenas u shpalos edhe baneri gjigant me mesazhin:

“Në emër të popullit, shpalleni TË PAFAJSHËM!”

Nga Drenasi u përcoll edhe një herë mesazhi se Kosova po pret drejtësi, liri dhe kthimin në atdhe të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Aktivitetet e “Liria Ka Emër” vazhdojnë drejt Marshit për Liri, që do të mbahet më 12 shtator, nga ora 14:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ku qytetarët ftohen të bashkohen në mbështetje të çlirimtarëve dhe luftës së drejtë të UÇK-së.

Të ngjashme