Një grua është raportuar e zhdukur në Pejë.
Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë, një grua ka raportuar se motra e saj ka dalë nga shtëpia më 28 gusht dhe që nga atëherë nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.
Rasti është duke u hetuar nga Policia.