Sindikata e Policisë së Kosovës ka uruar të gjithë punonjësit e Policisë së Kosovës me rastin e 27-vjetorit të themelimit të këtij institucioni.
Në urimin e publikuar më 6 shtator, Sindikata ka vlerësuar përkushtimin dhe profesionalizmin e pjesëtarëve të Policisë në përmbushjen e misionit për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.
“Përkushtimi i tyre i palëkundur përbën një shembull të lartë të profesionalizmit, përgjegjësisë dhe përkushtimit ndaj shërbimit, rendit dhe sigurisë publike”, thuhet në urimin e Sindikatës.
Në fund, Sindikata ka shprehur mirënjohje për kontributin dhe angazhimin e vazhdueshëm të policëve në shërbim të qytetarëve dhe vendit.