Një person është prangosur nga Policia e Kosovës pasi dyshohet se ka kryer veprën penale të vrasjes së rëndë në tentativë.
Rasti ka ndodhur rreth prës 18:30 të së dielës në Klinë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari tentoi ta privonte nga jeta një grua, derisa më pas ka sulmuar fizikisht një tjetër.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare, si dhe kishte sulmuar fizikisht viktimën e dytë femër kosovare.”, thuhet në raport.
Sipas raportit, lidhur me rastin viktimat janë dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është arrestuar dhe është dërguar në repartin e psikiatrisë nën mbikëqyrje e njësive policore.