Rasti i Gjestit, aprovohet kërkesa për pranimin e fajësisë

Prishtinë | 07 Sht 2026 | 16:22 | Nga Ekonomia Online

Gjatë ditës së sotme Këngëtari Gjesti është paraqitur në gjykatë, në një zhvillim që lidhet me mosmarrëveshjet e tij me pronarin e kompanisë “Onima”, Erkand Shabani, raporton Ekonomia Online.

Mes palëve ka pasur përplasje lidhur me bashkëpunimin e tyre të mëparshëm, ndërsa çështja tashmë ka kaluar në rrugë gjyqësore.

Në seancë mbrotja e Gjestit ka kërkuar marrëveshje për pranimin e fajsisë.Kjo kërkesë është aprovuar nga Gjykata.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar këngëtarin Gjesti me dy vjet burgim me kusht dhe 6 mijë euro gjobë.

Të ngjashme