Një incident i zjarrit ka ndodhur në Fushë Kosovë.
Klankosova mëson se flakët kanë përfshirë një punëtori të mobiljeve.
Rastit menjëherë i janë përgjigjur ekipet e zjarrfikësve.
Sipas informacioneve të para, nuk raportohet për ndonjë person të lënduar.
Objekti në fjalë ka pësuar dëme, ku shkaqet pritet të përcaktohen nga ekspertët zjarrit.
Lidhur me rastin kanë nisur hetimet.