Zjarre masive në malet e Budakovës

Prishtinë | 07 Sht 2026 | 18:18 | Nga Ekonomia Online

Një zjarr ka shpërthyer pasditen e së hënës në Malet e Budakovës, në territorin e Komunës së Suharekës.

Sipas informacioneve të para, në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e zjarrfikësve dhe Policia e Kosovës, të cilat po veprojnë për të vënë situatën nën kontroll.
Poashtu prezent është edhe kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj.

Ende nuk dihet shkaku i zjarrit apo sipërfaqja e përfshirë nga flakët. Po ashtu, nuk ka informacione të konfirmuara për persona të lënduar apo dëme materiale.

Ekipet në terren po vazhdojnë punën, ndërsa priten informacione të reja lidhur me situatën.

Të ngjashme