Një shtetas i Serbisë është intervistuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin se kishte në posedim një dokument identifikues të falsifikuar.
Rasti ka ndodhur të hënën në pikën kufitare në Merdare, gjatë kalimit të kufirit nga Republika e Kosovës në drejtim të Serbisë.
Sipas njoftimit policor, dokumenti i dyshuar si i falsifikuar është evidentuar gjatë kontrollit kufitar, ndërsa i dyshuari është intervistuar lidhur me rastin.
Me vendim të prokurorit, është iniciuar rasti për veprën penale të dyshuar “Falsifikim i dokumentit”, ndërsa i dyshuari është liruar dhe rasti do të vazhdojë të trajtohet në procedurë të rregullt.