Incidenti në pikën e karburantit në Shqipëri: Tre persona dërgohen në spital

Prishtinë | 09 Sht 2026 | 08:50 | Nga Ekonomia Online

Një shpërthim ka ndodhur në zonën e Brrylit, në Tiranë, në një pikë karburanti. Sipas burimeve të JOQ Albania, shpërthimi dyshohet se ka ndodhur në një depozitë të pikës së karburantit, duke shkaktuar shembjen e një godine njëkatëshe që ndodhej pranë saj.

Në momentin e ngjarjes, një person po furnizonte automjetin e tij me karburant dhe, për shkak të shpërthimit, ka mbetur i shokuar. Si pasojë kanë mbetur të plagosur tre punonjës të biznesit, të cilët janë dërguar drejt spitalit për ndihmë mjekësore, transmeton Klankosova.tv.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për të menaxhuar situatën dhe për të garantuar sigurinë në zonë. Autoritetet kanë nisur verifikimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e shpërthimit.

Të ngjashme