Hykmete Bajrami kritikon LVV-në: Hipokrita!

Prishtinë | 09 Sht 2026 | 16:45 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për qëndrimet e saj gjatë kohës sa ishte në opozitë.

Bajrami ka ngritur disa pyetje ndaj eksponentëve të LVV-së, duke kërkuar që të kujtojnë qëndrimet dhe veprimet e tyre në të kaluarën.

“Pyetni eksponentët e LVV-së, kur kanë qenë në opozitë:
– A kanë votuar ndonjëherë për kryetar të Kuvendit?
– Me votat e kujt janë zgjedhur Aida Dërguti dhe Glauk Konjufca nënkryetarë të Kuvendit?
– A kanë votuar ndonjëherë për President të Kosovës, duke qenë vetë në opozitë?”, ka shkruar Bajrami.

Deputetja e LDK-së e ka akuzuar LVV-në për hipokrizi.

“Hipokrita!”, ka shtuar Bajrami.

Të ngjashme