Don Xhoni i bashkohet ‘Marshit për Liri’: Më 12 shtator, të gjithë në Prishtinë

Prishtinë | 11 Sht 2026 | 17:18 | Nga Ekonomia Online

Reperi i njohur Don Xhoni i është bashkuar mbështetjes për Marshin për Liri, që do të mbahet më 12 shtator, nga ora 14:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Përmes një postimi publik, Don Xhoni ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen marshit dhe të jenë pjesë e thirrjes së përbashkët për liri dhe drejtësi për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Mbështetja e Don Xhonit i shtohet zërit të shumë artistëve, figurave publike, veteranëve, familjeve të dëshmorëve, organizatave dhe qytetarëve që gjatë ditëve të fundit kanë bërë thirrje për pjesëmarrje sa më të madhe në marsh.

Të ngjashme