Djali i Thaçit: Të presim në Kosovë, babë, bashkë me shokët

Prishtinë | 12 Sht 2026 | 21:22 | Nga Ekonomia Online

Djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Endrit Thaçi, ka reaguar pas përfundimit të “Marshit për Liri”, i cili u mbajt sot në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Përmes një fotografie të publikuar në “Instastory”, Endrit Thaçi ka falënderuar qytetarët që morën pjesë në marsh, duke shprehur pritshmërinë për kthimin e babait të tij në Kosovë, së bashku me tre ish-krerët e tjerë të UÇK-së.

Të ngjashme