Haxhiu: Dua të shoh më shumë gra në krye të institucioneve e kompanive

Prishtinë | 14 Sht 2026 | 12:37 | Nga Ekonomia Online

Ushtruesja e detyrës së Presidnetes së vendit, Albulena Haxhiu, ka bërë thirrje për më shumë përfaqësim të grave në pozitat udhëheqëse, gjatë përmbylljes së “Javës së Gruas”.

Haxhiu tha se gratë e Kosovës kanë dëshmuar aftësitë e tyre në institucione, biznese, sport, kulturë, shkencë dhe fusha të tjera, por ende përballen me pabarazi në vlerësim dhe mundësi.

Ajo theksoi nevojën që më shumë gra të jenë në krye të listave, komunave, institucioneve dhe kompanive, duke shtuar se avancimi i grave kontribuon edhe në përparimin e shoqërisë.

Të ngjashme