Trupi gjykues: U vërtetua arrestimi i paligjshëm i së paku 385 personave

Prishtinë | 16 Sht 2026 | 11:03 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Speciale ka konstatuar se ka pasur krim të luftës, në pikën e akuzës së arrestimit dhe të ndalimit të paligjshëm ndaj 385 personave. 

“sa i përket pikës “Arrestim ose ndalim i paligjshëm ose arbitrar, trupi gjykues ka konstatuar se midis prillit 1998 dhe qershorit 1999, së paku 385 personave iu hoq arbitrarisht liria nga anëtarë të UÇK-së në disa qendra ndalimi të kontrolluara nga UÇK-ja”, ka thënë kryetari i trupit gjykues, Charles Smith. 

“Ato u arrestuan nga anëtarë të UÇK-së dhe policia ushtarake. Ata u ndaluan me akuzat që ishin kolaboracionist, spiunë, tradhtarë”, ka thënë Smithi. “Nuk ka prova të besueshme se personat që ishin të ndaluar ishin kolaboracionist, tradhëtar ose spiunë ashtu sic kishin pretenduar UÇK-ja”.

“Trupi gjykues konstatoi se mënyra e qëllimshme me të cilat viktimat u ndaluan dhe u arrestuan pa dhënë asnjë arsye për ndalimin e tyre dhe duke iu mohuar çdo formë e gjykimi të rregullt, tregojnë se disa prej anëtarëve të përfshirë synonin arrestimin dhe ndalimin e tyre  pa ndonjë arsye të vlefshme dhe në shpërfillje të çdo garancie mbrojtëse dhe forme të procesit të rregullt”, ka thënë Smithi.

Po ashtu është konstatuar se 348 persona u trajtuan mizorisht dhe nga ta 303 u torturuan.

Të ngjashme