Protestat tek EULEX-i? Në rregull, por duhet me pasë kujdes

Prishtinë | 16 Sht 2026 | 13:57 | Nga Shenoll Muharremi

Protestë po, vandalizëm jo.

Po e marrim edhe skenarin më ekstrem, po themi që turma futet në zyrat e EULEX-it dhe, si pasojë, EULEX-i largohet krejt prej Kosovës. Çka fitojmë? A lirohen Thaçi dhe të tjerët? Jo. A ndryshon vendimi? Jo.

Pra, duhet me qenë shumë të kujdesshëm që zemërimin dhe zhgënjimin mos me e shndërru në veprime që nuk sjellin asnjë rezultat, përveç dëmit për Kosovën.

Protesto, shprehe revoltën dhe pastaj shko në shtëpi. Ruaje qetësinë. Mos vandalizo dhe mos bjer në provokime.

Lufta jonë tash duhet me vazhdu aty ku mundet me prodhu rezultat… me drejtësi, me argumente dhe me apelim!

Të ngjashme