Asnjëherë dhunë. Asnjëherë dëmtim. Drejtësia kërkohet me dinjitet, argumente dhe mjete demokratike.
Protesta është e drejtë por fuqia dhe legjitimiteti i protestës qëndrojnë te karakteri paqësor, mesazhi i qartë dhe sjellja konstruktive.
Prandaj ju lus për hir të kauzave të drejta të popullit tonë,, dhe ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve dhe protestuesve që pakënaqësinë ta shprehin vetëm në mënyrë paqësore, dinjitoze dhe demokratike.