Kabashi-Rama: 24 orët më të rënda për kombin shqiptar, do të sigurohemi që lufta e UÇK-së të mbahet e drejtë

Prishtinë | 17 Sht 2026 | 11:06 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Besa Kabashi-Rama, ka thënë se 24 orët e fundit janë ndër më të rëndat për kombin shqiptar pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Ajo ka shprehur solidaritet me familjet e ish-krerëve të UÇK-së, veteranët dhe të gjithë ata që kanë luftuar për çlirimin e Kosovës, duke theksuar se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë.

“24 orët më të rënda për kombin shqiptar, jo vetëm për Kosovën. Bashkëndjejmë me familjet e çlirimtarëve, me të gjithë shqiptarët, me veteranët, me të gjithë djemtë e vajzat që kanë luftuar për çlirimin e vendit tonë. Kemi pasur luftë të drejtë dhe do të sigurohemi që bota mbarë të vazhdojë me e mbajtë të tillë. Nuk kam ndonjë koment më shumë, për gjithçka do të njoftoheni pas takimit që do ta kemi”, tha ajo.

Të ngjashme