Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka thënë se pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, Kosova është ndryshe dhe se një ndryshim i tillë, sipas tij, nuk mund të pranohet, raporton Ekonomia Online.
Tahiri ka deklaruar se PDK-ja nuk do të qëndrojë duarkryq, por do të ndërmarrë hapat e nevojshëm për të kërkuar drejtësi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Po në radhë të parë duhet të them që sot Kosova është ndryshe. Dhe këtë ndryshim populli i Kosovës nuk mund ta pranojë. Ne normalisht, konform kërkesës së popullit të Kosovës, do të shkojmë edhe si Partia Demokratike e Kosovës, nuk nuk duam të rrijmë duarkryq edhe do t’i marrim të gjitha hapat e nevojshëm që të sjellim vetëm drejtësi. Pra kjo ka qenë një padrejtësi e madhe për popullin tonë, për vendin tonë, për shoqërinë tonë, e cila është e papranueshme. Prandaj edhe njëherë po thëm, tashmë Kosova është ndryshe dhe këtë ndryshim nuk e pranojmë”, tha ai.
