Hamza takon tre liderët e partive tjera: Biseduam për seriozitetin e situatës

Prishtinë | 17 Sht 2026 | 20:38 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka njoftuar se pas vendimit në Hagë, është takuar ndaras me tre liderët e partive parlamentare, Kurtin, Abdixhikun dhe Gjinin.

”Ne biseduam për seriozitetin e situatës së krijuar, sfidat me të cilat po përballemi, si dhe për mundësitë e bashkëpunimit në këtë periudhë të rëndësishme për popullin dhe shtetin tonë”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Sot, me kërkesën time, pas vendimit në Hagë, u takova ndaras me tre liderët e partive parlamentare, z. Kurti, z. Abdixhiku dhe z. Gjini.

I falënderoj të tre për takimet.

Ne biseduam për seriozitetin e situatës së krijuar, sfidat me të cilat po përballemi, si dhe për mundësitë e bashkëpunimit në këtë periudhë të rëndësishme për popullin dhe shtetin tonë.

Të ngjashme