Basri Lushtaku në protestë: S’kemi me u dorëzu deri sa kërkesat tona të plotësohen

Prishtinë | 18 Sht 2026 | 22:20 | Nga Ekonomia Online

Aktori Basri Lushtaku, në protestën e mbajtur sonte në Prishtinë, ka bërë thirrje për bashkim dhe mbështetje për ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Lushtaku ka paraqitur dy kërkesa të protestuesve: ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara dhe mbështetje të pakufizuar për mbrojtjen e çlirimtarëve.

“Kosova e ka paguar çmimin më të lartë për lirinë e saj. Liria jonë është fituar me gjakun e dëshmorëve, me sakrificën e grave e burrave dhe me qëndresën e secilit prej nesh. S’kemi me u dorëzuar deri sa kërkesat tona të plotësohen”, ka thënë ai.

Të ngjashme