Paris Saint-Germain po përgatit një ofertë prej 40 milionë eurosh për Alejandro Balden, raporton El Nacional.
Sipas mediumit spanjoll, Luis Enrique e dëshiron mbrojtësin e Barcelonës në Paris për ta përdorur si alternativë për Nuno Mendes në krahun e majtë.
Situata e Baldes në Barcelonë mund të ndikojë në një largim gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi mungesa e minutave të rregullta mund ta shtyjë klubin katalanas ta shqyrtojë shitjen e tij.
PSG po kërkon të përforcojë krahun e majtë, ndërsa te Barcelona mbetet për t’u parë nëse do ta konsiderojnë ofertën prej 40 milionë eurosh për njërin prej mbrojtësve të tyre.