Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë sot në një hapësirë toke mes dy fshatrave, Bunavi dhe Grabian.
Flakët, për shkak të erës së fortë që frynte në zonë, janë përhapur me shpejtësi, kryesisht në drejtim të fshatit Grabian.
Gjatë kohës që flakët kanë qenë aktive, janë rrezikuar edhe tri shtëpi të banuara në këtë fshat.
Situata, për shkak të erës së fortë, ka dalë për një moment edhe jashtë kontrollit, ndërsa flakët kanë avancuar me shpejtësi duke rrezikuar shtëpitë.
Disa prej banorëve të zonës janë shprehur të frikësuar nga situata e krijuar. Sipas tyre, flakët janë përhapur me shpejtësi dhe kanë rrezikuar shtëpi të tjera.
Ata shprehen se deri më tani janë djegur me dhjetëra rrënjë ulliri shekullor, por edhe pemëtari në zonë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.
Shefi i repartit të shërbimit zjarrfikës, Luan Kapaj, shprehet se rreziku për shtëpitë ka përfunduar, por zjarri vijon të jetë aktiv dhe vatra ka ende mundësi për t’u përhapur.
Sipas Kapajt, deri më tani janë djegur me dhjetëra rrënjë ulliri në zonën e fshatit Grabian./A2Cnn