Behrami fton deputetët: Bëhuni pjesë e rikthimit të ligjshmërisë në Gjykatën Speciale

Prishtinë | 22 Sht 2026 | 11:33 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, përmes një postimi në Facebook, ka kritikuar ashpër Gjykatën Speciale.

Sipas tij, me termat e futbollit, tash e gjashtë vjet, Gjykata Speciale po luan me referë të blerë dhe me VAR të manipuluar.

“Prandaj, deri më sot, Prokuroria ka fituar 45:0 ndaj Mbrojtjes”, ka shkruar deputeti.

Por tjerash, Behrami thotë se Ligji për Dhomat e Specializuara, sipas tij, i ka dhënë avantazh dhe mundësi hileqarëve, të cilët e kanë keqpërdorur.

“Prandaj, ndryshimet ligjore që kemi dërguar dje në Kuvend janë të domosdoshme për të krijuar mundësi të barabarta për palët. Nuk ka ligj në botë që është mbi Kushtetutën dhe konventat ndërkombëtare. Ftoj të gjithë kolegët të bëhen pjesë e rikthimit të ligjshmërisë në këtë Gjykatë. Për hir të mbrojtjes së historisë”, ka shkruar deputeti i PDK-së.

Të ngjashme