Gjini: Kurrfarë respekti s’kam për Donika Gërvallën

Prishtinë | 22 Sht 2026 | 21:43 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini ka thënë se nuk ka aspak respekt për Donika Gërvallën, duke shtuar se është e dhimbshme që ajo nuk i tha as dy fjalë për verdiktin e Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së.

“Nuk kam kurrfarë respekti për Donika Gërvallën, është çika e Jusuf Gërvallës po nuk është Jusuf Gërvalla. Ajo ka ditur me mllef me i quajtur kriminelë luftëtarët e UÇK-së, e tash është duke e përfaqësuar Kosovën dhe është e dhimbshme”.

“Mos ta shkarkon Albini, nuk po me intereson ajo pjesë. Por, është një tregues i dhimshëm që edhe nëse i do hiç, a ju vjen inat udhëheqësit e luftës së Serbisë me u dënu udhëheqësit e luftës së Kosovës”, ka thënë ai në T7. 

Të ngjashme