Sot do të mbahet sërish protestë në Prishtinë, për të kundërshtuar aktgjykimin e Gjykatës Speciale, ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Rëndom si netët paraprake, protesta do të fillojë në orën 21:00.
Derisa netët e protestës po shoqërohen me masë gjithnjë e më të madhe, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së dje bëri thirrje që ajo të zgjerohet në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës.
“Pas takimit me kryetarët e degëve, OVL UÇK ka marrë vendim që të organizojë protesta në të gjitha qytetet e Kosovës ku ka degë dhe struktura të saj.
Protestat do të mbahen në ora 17:00, ditën e Premte, data: 25.09.2026 ,në të gjitha qytetet, përveç degës së Prishtinës, e cila do t’i bashkëngjitet orarit të organizimit të protestës, në ora 21:00” deklaroi OVL UÇK.
Kujtojmë se një javë më parë, Gjykata Speciale i shpalli fajtorë ish-krerët e UÇK-së. Hashim Thaçi u dënua me 25 vjet burg, njëjtë sikurse Jakup Krasniqi, teksa Kadri Veseli mroi 18 vjet burg, e Rexhep Selimi 13 vjet sosh.