Murati takohet me homologun nga Grenada, diskutojnë për zgjerim të bashkëpunimit

Prishtinë | 23 Sht 2026 | 11:47 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se gjatë qëndrimit të New York është takuar me homologun e tij nga Grenada. Denis Cornwall.

Përmes, një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Murati, ka shkruar se kanë diskutuar për bashkëpunimin e deritanishëm në shkëmbim të përvojave në fushën e diplomacisë dhe mundësinë për zgjerim të bashkëpunimit edhe në në fushën e financave publike dhe digjitalizimit.

Postimi i plotë:

Gjatë qëndrimit në New York, kisha nderin që në Konsullatën tonë të pres në takim z. Dennis Cornwall, Ministrin e Financave nga Grenada.

Me z. Cornëall diskutuam për bashkëpunimin e deritanishëm në shkëmbim të përvojave në fushën e diplomacisë dhe mundësinë për zgjerim të bashkëpunimit edhe në në fushën e financave publike dhe digjitalizimit.

Gjatë takimit diskutuam për sfidat në zbatimin e reformave të nisura në vendet tona, dhe u dakorduam që të vazhdojmë diskutimet edhe në nivelin teknik për zgjerim të bashkëpunimit.

Të ngjashme