Tetë net protestë në Prishtinë, qytetarët kundër vendimit të Speciales

Prishtinë | 23 Sht 2026 | 20:39 | Nga Ekonomia Online

Protesta “Jo në emrin tim” po vazhdon sonte për të tetën natë me radhë në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Tubimi ka nisur në orët e mbrëmjes, ndërsa protestuesit po vazhdojnë të shprehin qëndrimet e tyre në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kundër vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë.

Organizatorët kanë bërë të ditur se protesta do të vijojë me kërkesat e tyre për drejtësi dhe me kundërshtimin ndaj vendimit të fundit të Dhomave të Specializuara lidhur me ish-krerët e UÇK-së.

Protesta “Jo në emrin tim” është mbajtur për disa net radhazi në kryeqytet, ndërsa qytetarët pjesëmarrës kanë shprehur qëndrimet e tyre lidhur me proceset gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Tubimi po zhvillohet në Sheshin “Skënderbeu”, ku protestuesit po kërkojnë që çështja e ish-krerëve të UÇK-së të trajtohet edhe në nivel institucional.

Të ngjashme