Zinedine Zidane ka pasur disa fjalë të mira për Lucas da Cunha, duke vlerësuar veçanërisht vizionin e mesfushorit të Comos për lojën.
Da Cunha ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes për paraqitjet e tij dhe është vlerësuar edhe më parë, njësoj si Rayan Cherki.
Sipas raportimeve, mes Lucas da Cunha dhe Zinedine Zidane ka pasur edhe shkëmbime miqësore, ndërsa legjenda franceze duket se e vlerëson shumë mënyrën se si mesfushori e lexon dhe e kupton lojën.