Atentat në Athinë, 4 persona hapën zjarr drejt një kafeneje, plagoset një fëmijë shqiptar

Prishtinë | 26 Sht 2026 | 08:30 | Nga Ekonomia Online

Një ngjarje e rëndë u shënua natën vonë të së premtes, në Agios Panteleimona në Athinë, pas një sulmi të armatosur nga persona të panjohur, që rezultoi në plagosjen e një fëmije të mitur.

Katër persona në një makinë iu afruan një kafeneje, të vendosur në rrugën “Agorakritou” dhe hapën zjarr mbi të.

Gjatë sulmit, një vajzë rreth 10 vjeç u plagos në këmbë, shkruan tch.

Deri më tani, autoritetet greke nuk kanë sqaruar nëse plaga erdhi direkt nga një plumbi i armë së zjarrit apo nga sendet e tjera të goditura.

Nëna e fëmijës, me origjinë shqiptare, nuk priti ambulancën dhe e transportoi menjëherë vajzën e vogël në Spitalin e Fëmijëve “Aglaia Kyriakou” për kujdes mjekësor.

Në momentin e ngjarjes në lokal ndodheshin 10 persona, të gjithë shqiptarë.

Ndërkohë më vonë është gjetur dhe një makinë e djegur, për të cilën dyshohet se i përket autorëve.

Forcat e policisë kanë mbërritur me shpejtësi në vendngjarje dhe po kryejnë hetime për rrethanat e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Të ngjashme