Rama: Buxheti i Prishtinës për 2027 kalon 161 milionë euro

Prishtinë | 29 Sht 2026 | 12:54 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2027, i cili kap vlerën mbi 161 milionë euro.

Rama e ka cilësuar miratimin e buxhetit si një mundësi për Kryeqytetin që të planifikojë dhe të vazhdojë punën në projekte dhe shërbime për qytetarët.

“Urime, Prishtinë! Buxheti për vitin 2027 u votua. Mbi 161 milionë euro për qytetarët e Kryeqytetit: për shkollat, shërbimet publike dhe investimet që e çojnë Prishtinën përpara”, ka shkruar Rama.

Ai ka falënderuar asamblistët që votuan pro buxhetit, duke thënë se, sipas tij, vota e tyre tregon përgjegjësi ndaj qytetarëve.

Rama ka deklaruar gjithashtu se grupi i Vetëvendosjes ka votuar kundër buxhetit.

Pas miratimit, kryetari i Prishtinës tha se fokusi tashmë do të jetë në zbatimin e projekteve dhe ofrimin e shërbimeve në lagje dhe fshatra të kryeqytetit.

Të ngjashme