Modelja Barbara Palvin dhe bashkëshorti i saj, aktori Dylan Sprouse, janë bërë prindër për herë të parë.
Çifti ka njoftuar ardhjen në jetë të vajzës së tyre përmes një postimi në Instagram, ku kanë ndarë një fotografi të tyre duke mbajtur në krahë të porsalindurën.
Në fotografi, Palvin dhe Sprouse shihen të veshur me fanella të njëjta të ekipit “Dodgers”, përpara televizorit.
“Këtë vit, e përjetuam Ditën e Punës fjalë për fjalë – me lindjen e bebit”, kanë shkruar ata në përshkrimin e fotografisë.
Palvin dhe Sprouse u takuan për herë të parë në vitin 2017, gjatë një eventi të revistës “Harper’s Bazaar”, ndërsa lidhjen e nisën një vit më vonë.
Çifti kurorëzoi dashurinë me martesë në vitin 2023, në Hungari.
Modelja e bëri publike shtatzëninë e saj në mënyrë të veçantë në muajin maj, kur u shfaq për herë të parë me barkun e rrumbullakosur në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Kanë, e shoqëruar nga bashkëshorti i saj.
Tashmë, Palvin dhe Sprouse kanë nisur një kapitull të ri në jetën e tyre, atë të prindërimit.