Merz i dërgon letër urimi Kurtit: Gjermania mbetet fuqishëm përkrah Kosovës

Prishtinë | 03 Tet 2026 | 10:59 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dje pranoi letër urimi për Qeverinë dhe mandatin e ri nga Kancelari i Republikës Federale të Gjermanisë, Friedrich Merz.

“Ju përgëzoj përzemërsisht për rizgjedhjen Tuaj Kryeministër i Republikës së Kosovës. Kosova ka lënë pas muaj të tërë të pasigurisë politike, e cila i ka imponuar vendit kosto të larta. Konfirmimi i zgjedhjes tuaj ofron mundësinë e ndërtimit të urave përtej prizmit partiak, zgjidhjes së çështjeve të hapura institucionale dhe avancimit të reformave”, shkroi Kancelari Merz.

Krahas urimeve për vazhdimësi suksesi në mandatin e ri qeverisës, Kancelari Merz shkroi se Gjermania qëndron fuqishëm përkrah Kosovës, duke e theksuar miqësinë e veçantë me popullin e Kosovës.

Të ngjashme